LAJMI I FUNDIT: Ja Çfarë Paralajmërohet Në Zvicër


“Në periudhën nga qershori deri në shtator numri i rasteve qe dyfishuar mesatarisht në çdo 3 deri në 4 javë”, thuhet në raportin e Task Forcës Kombëtare, të publikuar të premten, transmeton albinfo.ch. Por, në fillim të tetorit, dyfishimi ndodhi edhe më shpejt se në muajt e kaluar.

“Prandaj, nëse kjo tendencë vazhdon kështu, duhet pritur mbi 2000 raste në ditë gjatë tetorit”. Sipas task forcës, në Zvicër duhet të kryhen më shumë teste se deri më tash. Shkalla e pozitivitetit në ditët e fundit ka qenë mbi 7 për qind, ndërkohë që kufiri i rekomanduar i OBSH-së është 5 për qind.

Numri i të shtruarve në spital dhe i vdekjeve është dhjetëfishuar që nga qershori, por është akoma dukshëm më i ulët se në pranverë, përcjell albinfo.ch. “Tani mund të shihen më shumë infeksione tek grupet e rrezikut”.

Task forca parashikon një rritje të numrit të shtrimeve në spital. “Një rritje e shtrimeve në spital është tashmë e dukshme në zonat ku edhe rastet janë rritur më shumë”. Për task forcën, “stabilizimi dhe zvogëlimi i numrit të rasteve ka përparësinë më të lartë. “Ne nuk duhet të reagojmë kur nivelet e shtrimit ose vdekjeve të jenë të larta”. Prandaj ekspertët këshillojnë: Zbatimin rigoroz të masave ekzistuese. Zvogëlimin e numrit dhe të madhësisë së tubimeve, veçanërisht në ambiente të mbyllura.