LAJMI FUNDIT: Masat e reja, Mbyllet kjo pikë kufitare


Qeveria greke ka njoftuar mbylljen e kufirit me Shqipërinë në pikën kufitare të Kapshticës. Duke filluar që prej orës 6 të mëngjesit të së premtes, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të kalojnë nga kjo pikë.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ndërsa theksoi se kontrollet në Greqinë veriore do të forcohen.“Ndërkohë, e gjithë Evropa – dhe jo vetëm – po përba llet me valën e re, më të fo rtë dhe më të rrezíkshme të koronavirusit.

Në disa vende sistemet shëndetësore po arrijnë kufijtë e tyre dhe në të tjerët ata po shpa llin fundin e rezistencës së tyre. Situata në vendin tonë mbetet krítike. Të dhënat e djeshme të EODY treguan se rastet pozítivë në disa zona të Greqisë Veriore mbeten në nivele shumë të larta.

Kjo dëshmon se qytetarët në shumë zona po sillen shumë më lírshëm sesa diktojnë kushtet. Sjellja e relaksuar e të gjithë neve matematikisht do të çojë në një vonesë në heqjen horizontale të bllo kimit. Qeveria po merr masa shtesë për të zvogëluar përhapjen e koro navírusit në komunitet”, tha zëdhënësi i qeverisë.