Lajm I Mirë Nga Zvicra… Ja Çfarë Ka Ndodhur Sot Në Shtetin Zviceran


Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka njoftuar sot, të hënën, për 66 raste të reja të prekjes me Covid-19, të raportuara brenda 24 orëve të fundit, shkrun SDA. Ky numër është dukshëm më i vogël se ai i regjistruar dje (e dielë), 138. Po ashtu gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur numra më të lartë të prekjeve.

Kështu, 210 raste ishin raportuar të premten, 220 të enjten, 193 të mërkurën dhe 132 të martën. Brenda 24 orëve të fundit lajmi i mire eshte se nuk është regjistruar asnjë rast i ri viktimash dhe po ashtu asnjë rast hospitalkizimi, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG, deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë 1707 viktima nga Covid-19.