Labinot Tahiri shpenzon 107 mijë euro në vetura në vitin 2019


Ish deputeti i AKR-së, ka deklaruar vozit veturë në vlerë 80 mijë euro, të blerë në vitin 2019 me të hyrat që ka nga muzika.Por, Tahiri në rubrikën për detyrimet financiare ka deklaruar diçka tjetër sa i përket burimit të parave për blerjen e veturës. Aty ka deklaruar se ka obligime prej 80 mijë euro për blerjen e vetyrës me një afat prej 1 viti. Tahiri nuk ka dhënë shumë sqarime tek kush ka hyrë borxh, pasi ka deklaruar vetëm inicialet “F.B”, pa treguar nëse është biznes, bankë apo person fizik.

Ai ka deklaruar se nga të hyrat prej muzikës, në vitin 2019, e ka blerë edhe veturën në vlerë 27 mijë euro për bashkëshorten.Tahiri ka qenë deputet në mandatin e kaluar, ndërsa këtë vit ka organizuar protesta për të kërkuar nga qeveria e Kosovës për lejimin e dasmave. Një nga arsyetimet e dhëna në protestat për të lejuar dasmat ka qenë se shumë këngëtar kanë marrë ‘koparen’ për dasma.Tahiri, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një tokë prej 31 ari, në vlerë prej 160 mijë eurove të përfituar që nga viti 2008. Po ashtu ka deklaruar një tokë tjetër me të njetën madhësi dhe vlerë, në pronë të përbashkët.

Ndërsa ka deklaruar se e ka një shtëpi banimi në pronësi në vlerë prej 370 mijë eurove, të përfituar që nga viti 2011.Sipas deklarimit, Tahiri ka letra me vlerë prej 6 mijë eurove, të përfituara nga në vitin 2019.Tahiri ka deklaruar kredi prej 64 mijë eurove për renovimin e shtëpisë, një tjetër kredi prej 20 mijë eurove po ashtu për renovimin e shtëpisë dhe një tjetër kredi prej 80 mijë eurove për veturë.Labinot Tahiri sa ishte deputet merrte pagë vjetore prej Kuvendit 19,200 euro dhe nga një biznes individual 13,00 euro.