Labinot Tahiri bën thirrje për protestë: Qeveria e ka përgjegjësinë për dëmet që i janë shkaktuar bizneseve


Labinot Tahiri ka bërë thirrje sërish për protestë, shkruan GazetaBlic.Këngëtari përmes një shkrimi nga Facebook i është drejtuar Qeverisë që të paguajë dëmet që i janë shkaktuar bizneseve dhe familjeve kosovare.Ai thotë tutje se përderisa Qeveria e kanë mundësinë të ndajnë miliona para për zgjedhje, duhet të ndajnë edhe për popullin.Postimi i plotë:

Tungjatjeta jem shqiptarë!Pêr ju qytetarë.Të gjitha bizneseve dhe familjeve që ua ka shkaktuar Qeveria damet marramendese për këtë periudhë e ka përgjegjesinë me të madhe ndaj jush.Tatimet duhet të fshihen, kreditë për këto ratat kush do që keni duhet tua kompenzojë, dhe duhet të ju ndihmojë ne nr e ri të puntorëve duke ua paguar gjysem rroge për nje vit të ardhshēm sepse jeni detyryar ti mbyllni bisneset dhe ti largoni nga puna ata mijera puntorë.

Derisa partite dhe Qeveritë e kanë mundesinë të ndajnë miliona para për zgjedhje, duhet te ndajnë edhe për ju.Ndryshe, jeni të obliguar moralisht, shpirtnisht dhe pa u nenqmuar nga keto masa që të dalim-dilni në protestë të vazhdueshme.Nëse dikujt i pengon ky shkrim e ka për inati që jam në anen e popullit i cili është në meshiren e Zotit.Mos pritni ju me ju ardh dita me ra në depresion ku çdo ditë po shohim raste me vrasje të nivelit të lartë!Unë jam i gatshëm për çdo familje apo qytetarë.Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.