L ufta per karriga / Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit


Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet të diskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk t undohen nga pr esioni i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’u takojë atyre.

Një deklarim të tillë për KosovaPress e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Në takimin i cili do të mbahet të hënën temë diskutimi ai thotë se do jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë. Lidhur me deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi tha se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai thotë se as nuk janë takuar.