Kush po e paralajmëron dështimin e madh të Vjosa Osmanit?


Gjatë ditës së sotme, gazeta “Bota sot” ka raportuar se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është në proces të hapjes së partisë së saj, e cila do të quhet Lidhja e Re DemokratikeE formimin e nëj partie të re nuk e ka përjashtuar as edhe vet Osmani, e cila ka thënë se pas përjashtimit nga pozitat udhëheqëse në LDK, do t’a shqyrtojë rrugëtimin politik.

Por, sa do të ketë sukses Vjosa Osmani, nëse marrim për bazë të kaluarën, ku ata që u larguan nga LDK dështuan në politikë pasi krijuan parti të reja?Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.