Kush ishte personi i vetëm nga LDK-ja që Ibrahim Rugova e priti për ditëlindjen e fundit dhe çka bisedoi me të


Në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik Ibrahim Rugova në emisionin Frontal në T7 ka folur Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës,Tërmkolli thotë se ka disa njerëz në Kosovë që vetëm pse kanë bërë ndonjë foto me presidentin Rugova apo ia kanë dhënë dorën, e marrin të drejtën që të flasin për të.

“Edhe njerëz që rastësisht ja kanë dhanë dorën e kanë bo ni foto ja japin të drejtën me fol për presidentin Rugova, presidenti Rugova e ka kry misionin e vet dhe është i pa vdekshëm. Unë e kam njoftë para se mu kriju LDK-ja, presidenti Rugova si një prej zërave më të fuqishme të asaj kohe në debatet që bëheshin u bë një luftë e ashpër dhe ishte ndër më të shquarit dhe në ato kohë filluan të interesohen edhe personalitete të huaja,

në një ato takime qëllova që të jemi bashkë me Riza Llukën dhe presidentin Rugova, kontakti i parë direkt ka qenë në atë periudhë Ka qenë disa muaj pas formimit të LDK-së. Bashkëpunëtor të presidentit Rugova nuk janë ata që i qesin fotografitë”, thotë ajo, teksa shton se atë kohë kishin punuar për një ideal.“Kemi punu për një ideal kështu që tash është koxha e rëndë për njerëz që kanë punu me ato ideale me përjetu krejt këtë far absurditeti që po ndodhë në politikë.