Kurti: Unë e Vjosa kemi vota sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku


Albin Kurti ka vazhduar me kritikat e tij nda politikanëve vendorë. Ai edhe pse tash jashtë qeverisë dhe parlamentit thotë se ai dhe Vjosa Osmani kanë më shumë vota sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku.Albin Kurti përmes një statusi në Facebook u ka çuar mesazh edhe partive tjera politike.

“Mes tre udhëheqësve të institucioneve në Kosovë veç njëra është zgjedhur legjitimisht, e mes pesë kryetarëve të partive, veç njëri i ka fituar zgjedhjet. Një panel i tillë, me këtë pjesëmarrje, ka efektin paradoksal që personat legjitimë i nxjerr në pakicë. Të dy bashkë, unë dhe kryeparlamentarja, kemi mbështetje qytetare sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku”, ka shkruar ai në Facebook.

Albin Kurti gjithashtu ka vazhduar me kritikat e tij për Shetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj rradhe ai po kërkon të hiqet i dërgauri i Donald Trumpit, Grenelli nga detyra për Kosovën, dhe të zëvendësohet me një si Richard Holbrooke, diplomatin e parë amerikan që vizioi UÇK’në, më 1998.Kurti ka reaguar ndaj paralajmërimit të takimit në Washington ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri.”, ka shkruar Kurti në Facebook.