Kurti u kërkon ndihmë ambasadorëve: Kosova po dështon kundër kornavirsit


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh lider i opozitës në Kosovë, u ka nisur të hënën (10 gusht), një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, duke iu kërkuar që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës në përballimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Sipas Kurtit, situata me këtë virus së fundmi në Kosovë është dramatike, andaj u ka bërë thirrje këtyre mekanizmave që përmes ndihmave të tyre të shmangin atë që e ka parashikuar si “katastrofë humanitare”.

Përgjatë letrës, Kurti ka qenë kritik edhe ndaj qeverisë që aktualisht drejtohet nga Avdullah Hoti duhet thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka një qeveri që “vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve.