Kurti u bëri lutje shqiptarëve në SHBA ta votojnë Biden, ky është urimi i tij pas fitores


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka uruar Joe Biden për zgjedhjet e fituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Urime për fitoren historike Joe Biden, një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i qytetarëve të Kosovës.

Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij.Vlen të përmendim faktin se Kurti u pati bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.