Kurti tha se nuk ulet në tavolinën e dialogut me Vucicin: Tani s’e mohon se kjo mund të ndodhë


Lideri i Vetëvendosjes dhe me gjasë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë deklaroi se një prej kushteve të tij për të rifilluar bisedimet me Serbinë, është që pjesë e këtyre të mos jetë edhe Presidenti Serb. Sidoqoftë, në një intervistë të dhënë së fundi për Financial Times, Kurti nuk e mohoi, e as pohoi, se do të ulet në një tryezë me Aleksandar Vucic,Mediumi i njohur anglez, Financial Times, ka intervistuar kandidatin për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, në një artikull ku tregon shumë nga rrugëtimi i tij.

“Albin Kurti ka shpërndarë gaz lotsjellës në parlament, shpenzoi disa vjet në burg, mohoi flamurin dhe himnin e shtetit të tij, Kosovës. Tash, ai po përgaditet të marrë në dorë sistemin”, kështu e fillon artikullin ky medium.
Lideri i VV’së ka thënë se partia e tij e ka vërtetuar se në Kosovë ka ‘potencial demokratike’, dhe se sfidat e ardhshme, janë një shansë për vendin.Tutje, Kurti në këtë intervistë ka folur edhe rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për të cilin, shprehet se do të ndodhë shumë shpejt, ani pse janë disa mosmarrëveshje, si ajo rreth postit të Presidentit, përcjell Gazeta Metro.

Pyetur nga gazetarja Valerie Hopkins se çfarë mendon rreth presionit që po bëhet nga aleati më i madh, SHBA, dhe dy të dërguarit e saj special për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë me Serbinë, Kurti, edhe një herë tha se nuk është për ‘zgjidhje të shpejta’.Teksa, nuk e mohoi se kurdo që të ndodhë ky dialog, ai do të ‘bashkëbisedojë’ me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic, i cili ka qenë Ministër i Informimit, të Slobodan Milosevicit.“Ne kemi qenë në anë të ndryshme, ai një ministër, unë protestues, ai një ministër, unë një i burgosur politik, ai një ministër, unë përsëri protestues”, ka thënë Kurti, duke mos treguar më shumë.Kujtojmë se pavarësisht thirrjeve për rikthim në dialog, të të dërguarve special nga Amerika, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, Kurti vazhdimisht ka thënë se ‘nuk i ngutet’ shumë për bisedime.Ndërkaq, ditë më parë ai deklaroi se nuk dëshiron që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, pasi kjo që vetëm do e vështirësonte fillimin e dialogut.