Kurti: Shteti duhet të organizohet për t’i mbrojtur ish-krerët e UÇK-së, Qeveria Hoti s’mund ta bëjë


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti konsideron se shteti i Kosovës duhet të organizohet për t’ju dalur në mbrojtje ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.Kurti në një konferencë për media ka thënë e këtë nuk mund ta bëjë qeveria aktuale.

“Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Me fjalë tjera, kjo është edhe punë qeverie, kjo është sidomos punë qeverie. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces.

Mbrojtja dhe bashkërendimi duhet të bashkërendohen e të sintetizohen. Për fat të keq, Kosova nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.Ish-kryeministri ka thënë se qeveria aktuale nuk mund ta shpëtojë as vetveten, duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Hoti nuk preokupohet ta mbrojë UÇK-në