Kurti: Që nga paslufta vendi s’ka pasur gjendje më të rëndë


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar sot se që nga paslufta Kosova s’ka pasur gjendje më të rëndë se kjo me COVID-129.Kriza sipas Kurtit është e trefishtë, shëndetësore, ekonomike dhe politike.“Rrezikon të bëhet edhe humanitare. Spitaleve u mungojnë pajisjet e furnizimeve bazike dhe personeli mjekësor është i dërmuara nga lodhja dhe stresi. Qindra njerëz infektohen përditë, dhjetëra vdesin çdo ditë, Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit. Deri kur kështu? Askush nuk e di, sidomos Qeveria nuk e din, sepse situata ka dalë nga kontrolli. Pandemia ka treguar se sa shumë na kushtuar kjo qeverisje e partive në pushtet, tash e 12 vjet.

Pikërisht në këtë krizë u zbulua se sa e rëndësishme është të kemi një qeveri të bazuar në drejtësi, sociale-ekonomike dhe të barazisë. Oligarkët dhe multimilionerët po e kalojnë relativisht lehtë këtë periudhë, ndërsa qytetari i thjeshtë mezi po mbijeton qoftë në aspektin shëndetësore, apo në atë ekonomik. Kjo s’është vetëm shkaku i koronës, por ata e kanë sjellë vendin në këtë gjendje ku një shumicë e madhe e qytetarëve po e përjetojnë virusin aq keq, e po goditen nga ai aq rëndë”tha Kurti.

Ai madje tha se qeveria aktuale ka dështuar t’i jap zgjidhje dy krizave aktuale.“Krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike, por edhe s’ka bërë asnjë hap e s’ka asnjë plan për të adresuar disa problem themelore që po i bëjnë këto kriza edhe më të papërballueshme për qytetarët, si për shembull e sigurimit shëndetësore, apo për humbje të vendit të punës, varfëria deh pabarazia si dhe krimi i oligarkëve të lartë. Prandaj ne si Grupi Parlamentar më i madh opozitar në Kuvend po e iniciojmë qeverisjen alternative që do të paraqes zgjidhjet tona bënë dy drejtime:

E para si të tejkalohet situata ekonomike dhe shëndetësore dhe dy si të krijojmë mbështetje ekonomike dhe përkujdesje shëndetësore dhe të sigurohen kushtet e dinjitetshme për sot e vitete e ardhshme. Ky është kontrasti i kësaj qeverisje”, tha Kurti.Sipas Kurtit kjo qeverisje alternative i ka pesë shtylla: Ekonomia dhe financa, drejtësia deh siguria, shëndetësisa e mirëqenia sociale e sporti, arsimi kultura, rinia dhe politika e jashtme, integrimi evropian dhe mërgata.“Këto pesë shtylla janë reflektimi i programeve dhe planeve qeveritare për të gjitha temat në fushat e tyre përkatëse”, tha ai.