Kurti pajtohet me presidentin: Do të ulemi e të bisedojmë me Thaçin, i bëj ftesë për takim


Destroyed By FameFun RumoKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të takohet me presidentin Hashim Thaçin, dhe takimi i tyre do të jetë shumë më i gjatë se herën e fundit,Kurti po thotë se me Thaçin do të ulen dhe të flasin për gjitha çështjet dhe proceset ndërkombëtare, si dhe takimi i tyre do të jetë më gjatë.

“Të jetë një takim kur ne i shtrojmë këto gjëra, sepse nuk mund të lejojmë që shteti i Kosovës që sulmohet aq shumë, të ketë zëra të ndryshëm. Meqenëse nuk u takuam deri tash i bëj ftesë presidentit që të takohemi për t’u dakorduar për të gjitha proceset ndërkombëtare. Fundja edhe një letër e Trumpit drejtuar presidentit Thaçi kërkon zë të unifikuar”, ka thënë Kurti.Kurti ka thënë se Thaçi duhet të jetë pjesë e procesit pasi është president dhe nuk duhet përjashtohet jashtë proceseve dhe politikës së jashtme.

‘’Thaçi duhet të jetë pjesë e procesit sepse është president. Unë nuk dua që ai të përjashtohet por nuk mund të udhëheqë procesin dhe të bëjë politikën e jashtme. Besoj që Kosova ka nevojë për një diskutim midis meje dhe presidentit për politiikën e jashtme. Pa dyshim jam i gatshëm. Është i nevojshëm një takim i tillë. Do të jetë me siguri më i gjatë se katër minuta’, tha Kurti.Kujtojmë se është raportuar se Kurti dhe Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera në mënyrë sekrete para se ai ta pranonte postin e kryeministrit.