Kurti krahason Gren’ellin me ish-ambasadorin ame’rikan i cili UÇK-në e kishte cilësuar te’rrori’ste


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar takimin e paralajmëruar në Uashington mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti ka folur edhe për të dërguarin e posaçëm të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se ndaj Grenell duhet të veprohet si ndaj ambasadorit Robert Gelbard më 1998, i cili e kishte quajtur UÇK-në terroriste.Kurti ka thënë se Grenell duhet të kundërshtohet njëzëri dhe në vend të tij të sillet një Richard Holbrooke i ri, shkruan Reporteri.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka thënë Kurti ndër të tjera.