KUJDES/ Qytetarët që nuk bartin maska, po d’ënohen nga Policia në Prishtinë


Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar kontrollet në rrugët e sheshet e Prishtinës për respektiminn e masave të vëna nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

E, disa qytetarë para pak minutash janë gjobitur nga Policia për shkak të mos bartjes së maskës në publik. Në disa fotografi që ka siguruar KorrektPress shihet se qytetarët të cilët nuk kanë pasur maskë në fytyrë iu janë marrë të dhënat dhe janë dënuar nga Policia për mos respektim të rregullave.