Ku I Gjetën Kaq Shumë? Kjo Është Pasuria E Ministrave! Shtëpi, Toka, Makina Luksoze, Ku I Kanë Gjetur Kaq Shumë Para?


Shtëpi, troje, toka bujqësore, apartamente në Maqedoni dhe vende tjera, makina luksoze, por edhe mesatare, janë pjesë e pasurisë së ministrave të propozuar nga BDI në Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Zoran Zaev.

A peshojnë shumë ministrat e propozuar nga Ali Ahmeti, pasuria e të cilëve zbulohet përmes listave anketuese që tani i kanë në Komisionin Antikorrupsion, si funksionarë të përbërjes së kaluar, përcjell INA. Për Fatmir Besimin dhe Jeton Shaqirin nuk ka të dhëna për pasurinë e tyre dhe se ato pritet të publikohen gjatë periudhës së ardhshme nga ana e Antikorrupsionit. Një nga prioritetet e Qeverisë së re është vetingu dhe verifikimi i pasurisë së funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror.