Kryeministri Kurti flet për histori, kujton kohën kur ishte student


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës.Para të pranishmëve të shumtë, rektorë të Universiteteve Publike të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe personalitete të tjera, i Kurti, tha se historia e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës është e lidhur ngushtë me historinë e popullit tonë në gjysmën e shekullit të kaluar.

“Një periudhë e ndryshimeve të mëdha nëpër të cilën fati i Universitetit ishte i lidhur ngushtë me fatin e popullit, sepse Universiteti i dha dijen e nevojshme një gjenerate e cila do të definonte të ardhmen e vendit e për pasojë edhe të vet Universitetit”, ka thënë Kurti.Po ashtu, Kurti theksoi se më shumë edhe se vend i dijes, Universiteti ishte vend i rezistencës, vend ku çlirohej vullneti i ndrydhur; vendi ku akumulohej energjia për t’u përballur me padrejtësinë.

Fjala e plotë e KurtitHistoria e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës është e lidhur ngushtë me historinë e popullit tonë në gjysmën e shekullit të kaluar. Një periudhë e ndryshimeve të mëdha nëpër të cilën fati i universitetit ishte i lidhur ngushtë me fatin e popullit, sepse Universiteti i dha dijen e nevojshme një gjenerate e cila do të definonte të ardhmen e vendit e për pasojë edhe të vet Universitetit.Kështu, më shumë edhe se vend i dijes, Universiteti ishte vend i rezistencës, vend ku çlirohej vullneti i ndrydhur, vendi ku akumulohej energjia për t’u përballur me padrejtësinë.