Kosovë, nga sot, 7 ditë karantinë për këta persona


Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në rast të mosparaqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetizolohen për 7 ditë,“Shtetasit e huaj, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS”, thuhet në vendim.

Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus dhe deri më tani Prishtina mban numrin më të lartë. Në Kosovë deri më sot janë shënuar gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.