‘Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha ballin’: Tre të rinjë kosovarë i këndojnë komandantit legjendar


Në rrjetet sociale së fundi është shpërndarë një video vërtetë emoc ionuese dhe rrëqethëse, ku tre të rijnë kosovarë janë shfaqur duke i kënduar komandantit legjendar Adem Jashari.

Këngëtarët e folklorit, Lulzim Aliu, Labinot Bunjaku dhe Hysni Deliu shihen të ulur në gurë mbi ujë, pranë rrjedhës së një lumi në Kosovë. Ata me zërin e tyre kumbues dhe pa paisje mikrofonike, këndojnë fuqishëm disa vargje patriotike për Adem Jasharin. Video është shpërndarë shumë, por nuk dihet se në cilin vit është realizuar video.