Kosovarin e mashtrojnë, ia marrin 1200 euro për vizë gjermane e viza askund


Një person në Prishtinë është mashtruar nga një tjetër, i cili i ka premtuar se do ia rregulloj vizën gjermane. Me këtë rast, ankuesi i ka dhënë 1200 euro për të marrë vizën, por në fund nuk i është përgjigjur personi në fjalë. Policia e Kosovës njofton se i dysh uari është arre stuar dhe është në mbajtje.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dysh uari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur. I dysh uari është arre stuar dhe me urdhër të proku rorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.