Kosovari I Shkruan Trump: I Kërkon Që T’i Pajtoj Shkurte Fejzën Dhe Shyhrete Behlulin


Presidenti i SHBA’së, Donaldo Trump, njoftoi se është arritur një tjetër marrëveshje historike, ku Mbretëria e Bahreinit vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin e Izraelit. Me anë të një postimi në Facebook, Trump tha se ky është vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh. “Një tjetër përparim historik sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj, Izraeli dhe Mbretëria e Bahreinit bien dakord për një Marrëveshje Paqe. Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, ka shkruar Trump.

E në këtë postim ka reaguar një qytetar nga Kosova, ku ka pasur një kërkesë shumë qesharake për presidentin e SHBA’së.“N’mujsh me pajtu Shkurte Fejzën me Shyhrete Behlulin edhe kompletohet misioni”, ka shkruar ky qytetar. Kujtojmë që tash e një kohë dy këngëtaret kosovar nuk flasin me njëra tjetrën. Më poshtë keni shkrimin e Trump dhe komentin e kosovarit.