Kosova po tenton të bëjë një hap përpara për shfrytëzimin e gazit amerikan


Kosova është në negocim me autoritetet greke dhe amerikane për shfrytëzimin e gazit për furnizimin e një termocentrali, pasi Komisioni Evropian aprovoi 166,7 milionë euro në formë mbështetjeje ndaj ndërtimit të terminalit LNG në Aleksandropoli. Termocentrali në fjalë pritet të përdorë gazin amerikan, për të cilën Maqedonia e Veriut është bërë pala e dytë e interesuar. Dtt-net raportonse Kosova është duke negociuar me qeverinë greke dhe autoritetet amerikane që ta përdorë këtë lloj gazi për energji, shkruan Gazeta Express. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Gazi natyror transportohet në gjendje të lëngët duke përdorur cisternat e gazit LNG. Në terminalet LNG, gazi natyror i lëngshëm kthehet përsëri në gjendje të gaztë (rigasifikohet) pasi shkarkohet nga anijet dhe më pas shpërndahet në të gjithë rrjetin. Projekti është paraparë në kuadër të Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Në kërkesën buxhetore të përpiluar nga Administrata Biden është paraparë që të ndahen 200 milionë dollarë për implementimin e projekteve në kuadër të MCC’së në Kosovë, që përfshihen gazi dhe burimet e ripërtërishme. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive