Kjo është pasuria e deputetit të LDK-së vetëm vetura gati 100 mijë euro


Në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë është edhe Fatmir Rexhepi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Rexhepi posedon dy banesa në emër të tij, dhe një tjetër në emër të fëmijëve, shkruan Gazeta Konkrete.Tutje, Rexhepi ka deklaruar edhe dy parcela dhe një shtëpi, njërën nga këto të emër të fëmijëve.Parcela me shtëpi, thotë se kushton hiç më pak se 185 mijë euro.

Tutje, Rexhepi që gëzon edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës drejton një makinë të tipit “Taureg”, që kushton 48 mijë euro.Në formularin e AKK-së, ai ka bërë me dije se posedon një “Golf D”, në vlerë 22 mijë euro të cilin e drejton njëri nga fëmijët e tij, derisa një tjetër një “Ford”, në vlerë 4 mijë e 500 euro.Sipas Rexhepit, bashkëshortja ka një veturë të tipit “Suzuki”, çmimi i së cilës është 21 mijë euro.

Bazuar në shumën e paraqitur, i bie se familja e deputetit kanë vetura në vlerë gati 100 mijë euro.Kjo nuk është e gjitha pasuria e Rexhepit. Ai posedon aksione në dy shoqëri komerciale “ENG Office si dhe në “Enrad” Sh.P.K.Rexhepi, keq nuk qëndron as me paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare.