Kjo dot jet e preferuara e PDK-së për presidente të Kosovës”


Ish-kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka thënë se kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për presidente të vendit do të jetë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.Në një intervistë për klankosova.tv, ai ka thënë se përkundër dëshirës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, ai nuk do të arrijë t’i plotësojë kushtet për t’i hyrë një gare të tillë.“Dëshira e Ramush Haradinajt për t’u bërë president është vetëm një dëshirë e partisë së tij sepse dihet që nevojiten minimumi 61 vota për t’u zgjedhur president; ndërsa herën ë parë dhe të dytën nevojiten dy të tretat e votave”.

Para se të hyjë në garë një kandidat për president, duhet t’i mbledhë 30 nënshkrime nga deputetët, në mënyrë që të ketë mundësi të futet në garë për presidentit”.“AAK nuk i plotëson këto kushte dhe një prej tyre është se nuk i ka 30 deputetë për t’ia siguruar nënshkrimet.Sipas tij, nëse PDK futet në koalicion qeveritar, atëherë votat dhe nënshkrimet e LDK-së i merr PDK-ja.