KFOR-i sqaron futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë


August 8, 2020 admin 0 Comments
KFOR’i përmes një komunikate për media ka thënë se dje rreth orës 17:20 ka kryer një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe në afërsi të fshatit Hodonovc në Komunën e Kamenicës. Sipas tyre Forcat e Armatosura të Serbisë nuk i ndahen anëtarëve të KFOR’it gjatë patrullimit si dhe rasti i djeshëm ishte njëjtë.Sipas KFOR’it që nga viti 2008 patrullimet e përbashkëta të tyre dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kryhen përgjatë vijës administrative për të ofruar siguri.

“Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në komunikatë.