Këto vende ishin model i suksesit në luft’ën ndaj cor’onavir’usit – por nuk janë më!


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kritikuar gjerësisht për qasjen ndaj pandemisë COVID-19.Mungesa e masave të rrepta mbarëkombëtare për të ndaluar përhapjen në numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve në botë.Megjithatë edhe vendet që u lavdëruan se janë përgjigjur shpejtë dhe në mënyrë efektive kanë luftuar COVID-19, po shohin shpërthime të mëdha dhe rigjallërime të infeksionit, pasi shihet qartazi se sukseset po kthehen në dështime, shkruan CNN.

Hong Kong u vlerësua për reagimin e shpejtë në janar, kur zbatoi masat duke përfshirë mbylljen e bizneseve, distancimin social, inkurajimin e larjes së duarve dhe hapave të tjerë mbrojtës.Qeveria e saj ndërmori veprime të mëtutjeshme për të frenuar një valë të dytë në muajin mars, pasi banorët e Hong Kongut filluan të kthehen në qytet, duke sjellë përsëri virusin me vete. Autoritetet ndaluan jorezidentët të hynin në Hong Kong, ndaluan kalimin transit të udhëtarëve nëpër aeroportin e qytetit gjersa zbatuan karantinën e testimet e rrepta për të mbërriturit, transmeton Telegrafi.

Palestrat ishin të mbyllura, ndalohej shitja e alkoolit në bare, gjithashtu u mbyllën edhe restorantet e kafenetë. Për shumë javë, rastet ditore ishin njëshifror dhe nganjëherë zero.Të premten, qyteti konfirmoi 123 raste, rritja më e lartë për një ditë që nga fillimi i pandemisë, sipas zyrtarëve shëndetësor. Qyteti ka prezantuar për herë të parë vendimin për mbajtjen e maskës në publik, megjithëse shumë qytetarët e kishin aplikuar tashmë një gjë të tillë. Hong Kongu deri më tani ka raportuar 2373 raste të personave me COVID-19 dhe 16 vdekje.

Australia ishte një vend tjetër, i cili u vlerësua lartë për përgjigjen ndaj pandemisë. Më 1 shkurt, australianët iu bashkuan SHBA-së në mbylljen e kufijve të saj për vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë.Australia gjithashtu ndaloi hyrjet edhe nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, përpara se të mbyllte kufijtë e saj për të gjithë qytetarët jo-rezidentët më 19 Mars. Vendi ndaloi tubimet publike dhe udhëtimet jo-thelbësore, si pjesë e një seri kufizimesh në fund të marsit dhe, për një kohë, coronavirusi u konsiderua gjerësisht i kontrollueshëm.

Më 8 maj, kryeministri australian Scott Morrison zbuloi planin për rihapjen e vendit deri në korrik e qeveria filloi të zbuste masat me vendin që raportoi 7000 raste dhe 97 vdekje. Por u detyrua të izolonte 6.6 milionë njerëz në shtetin e Victorias nga pjesa tjetër e vendit më 7 korrik pas një shpërthimi të virusit në qytetin e Melburnit.Kufiri midis Victorias dhe New South Wales (NSW) – dy shtetet më të populluara të Australisë – u mbyll për herë të parë, bllokimi u vendos sërish dhe maskat u bënë të detyrueshëm fundjavën e kaluar. Blerja e ushqimit, shkuarja në punë dhe kujdesi janë përjashtimet e vetme nga urdhri i qëndrimit në shtëpi për qytetarët e Melburnit.Victoria regjistroi 403 raste të reja të COVID-19, rritja e tretë më e lartë ditore me rastet që nga fillimi i pandemisë, pak më poshtë se rekordi i së martës me 484 raste të reja. Australia tani ka më shumë se 13000 raste dhe 140 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins (JHU).