Këto janë 20 plazhet më të bukura në botë dhe gjysma prej tyre gjenden në Evropë


Ëndërrimet për ujë kristal të pastër po ashtu dhe plazhe me rërë janë gjithçka që ju nevojitet për të planifikuar pushimet tuaja të radhës. Pas një viti të pandemisë së coronavirusit dhe disa bllokimeve, kufizimet e udhëtimeve kanë filluar të lehtësohen në disa vende. Ndoshta tani do të ishte koha, që ne të ëndërrojmë për disa pushime, dhe ndoshta të largohemi nga përditshmëria, raporton EuroNews, transmeton Telegrafi. Uebfaqja britanike money.co.uk ka analizuar mbi 26 milionë ‘hashtags’ në Instagram të cilat kanë të bëjnë me plazhet në të gjithë botën. Të dhënat u mblodhën në qershor të këtij viti, për të marrë rezultatet më të fundit. Kompania përdori të dhënat për të llogaritur sa postime në Instagram ishin ndarë për metër rërë. Plazhet me më shumë postime në Instagram për metër u renditën më pas për të krijuar një listë të plazheve më piktoreske në botë. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive

Ndër 20 rezultatet që dolën nga kjo analizë e të dhënave, Evropa është shtëpia e gjysmës së brigjeve të bukura të paraqitura. 20.Plazhi Sitges, Barcelonë, Spanjë Gjerësisht i konsideruar si vendi i përsosur në Barcelonë për një ditë familjare në plazh, Sitges është i njohur për ujërat e qetë dhe për rërën super të butë 19. Durdle Door, Dorset, Angli Shtëpia e harkut më të famshëm prej guri kudo në botë, Durdle Door, është ndoshta pika historike më e fotografuar përgjatë Bregut Jurassic. Ndryshe prej shumë destinacioneve të tjera në këtë listë, ky plazh ka përzierje të rërës me guralecë dhe zall që e bën atë të duket më unik dhe i denjë për një postim në Instagram. Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive