Këto jan tri komunat e Kosovës që sapo i kthejnë masat e kufizimit për shkak të COVID-19!?

Shtabet e krizës në komunat e Mitrovicës veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë kthyer disa masa në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit. Janë ndaluar tubimet në hapësira të jashtme dhe të brendshme si dhe është kufizuar puna e objekteve hoteliere deri në ora 23:00.Sipas njoftimit të “radiokontaktplus.org”, masa të njëjta më parë ka vendosur edhe komuna e Leposaviqit.
Në katër komunat në veri të vendit, kryesisht të banuara nga serbët, është ndaluar mbajtja e aktiviteteve sportive, koncerteve e festave, ndërsa është kufizuar puna e klubeve të natës. Objektet hoteliere do të punojnë vetëm deri në ora 23:00