Këto gabime që po bën me gjumin të shtojnë më shumë lodhjen


vKëto gabime që po bën me gjumin të shtojnë më shumë lodhjenTë gjithë e njohim këtë ndjenjë: edhe pse mund të kemi fjetur më shumë se 8 orë, sërish jemi të pangopur me gjumëShpesh fajësojmë stresin dhe angazhimet e shumta të ditës, por ndonjëherë shkaqet janë të ndryshme.Cilat janë gabimet që ju pengojnë të keni një gjumë të mirë gjatë natës.Programi ditorËshtë shumë e rëndësishme që të ndiqet një program ditor. Duke shkruar në shtrat çdo ditë në orë të ndryshme, kjo gjë mund të sjellë përgjumje dhe lodhje. Është mirë që të shkoni në shtrat çdo ditë në të njëjtën orë.

E tepron me gjumin në fundjavëNëse flini 5-6 orë gjatë ditëve të javës, ndërsa koha e kaluar në shtrat gjatë fundjavave është dy herë më e gjatë, ju prapë thyeni ritmin biologjik të trupit.Përveç çrregullimeve të gjumit, ajo shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për të shmangur këtë, përpiquni të mos ndryshoni kohën tuaj e zgjimit me më shumë se një orë.Shtyn kohën e zgjimit15 minuta më shumë gjumë nuk do t’ju bëjnë aspak mirë. Nëse fikni alarmin, mund të bini në gjumë të thellë dhe do të ndiheni edhe më të lodhur pas zgjimit. Është mirë vendosni alarmin atëherë që doni të zgjoheni nga gjumi.Shumë dritë në dhomëNëse sytë tuaj kapin ndonjë dritë, trupi juaj ndal prodhimin e hormonit melatonin që nxit gjumin, e cila mund të çojë në çrregullime. Ky efekt zbatohet si për dritën natyrore ashtu edhe për atë artificiale, kështu që është më mirë të fikni plotësisht çdo dritë në dhomën tuaj të gjumit.Konsumimi i ushqimeve shumë të ëmbla përpara gjumit