Këngë E Valle Me Dimi E Jelek Në Kohë Pandemie Në Gjakovë


Këngë e valle me dimi e jelek në kohë pandemie në Gjakovë Përkundër ndalimit për organizimin e dasmave dhe ahengjeve nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kosovarët vazhdojnë t’i mbajnë ato.

Një aheng familjar ku po marrin pjesë dhjetëra persona është organizuar sot në ambientet e një shtëpie në Lipovec të Gjakovës, duke shpërfillur kështu rekomandimet e institucioneve shëndetësore, shkruan Reporteri.net.Atje është organizuar një dasmë, teksa shihen një numër i madh i personave që po marrin pjesë aty.Pamjet janë publikuar nga babai i nuses në Facebook i cili ia uron vajzës së tij martesën ja VIDEO: