Kelmendi ka një pyetje për Hotin: A guxon me kritiku Thaçin që po del pa maskë


Kelmendi ka një pyetje për Hotin: A guxon me kritiku Thaçin që po del pa maskëKryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, me anë të një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.Hoti kishte kritikuar Policinë dhe Inspektoratin që nuk po i gjobisnin sa duhet qytetarët që nuk kanë respektuar masat. Ndërsa Kelmendi pati akuza tjera për Hotin.

“Kryeministër Hoti, pasi që padrejtësisht e kritikove policinë dhe inspektoratin, a guxon me kritiku presidentin Thaçi që sot po shetitet nëpër Prizren pa maskë në fytyrë?”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren, ku ka takuar qytetarë të këtij qyteti, duke pirë edhe qajin e pasdites.Por, kreu i shtetit është shfaqur pa maskë, derisa qytetarët i kishin të vendosura maskat