Kaq i pasur është presidenti ynë, Hashim Thaçi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk i ka paguar edhe 237 mijë euro për shtëpinë e re. Arsye për këtë po del të ketë qenë mos arritja e marrëveshjes rreth kredisë. Për këtë shkak, afati i pagesës është shtyrë deri më 30 nëntor të këtij viti, Express.“Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes rreth kredisë. Afati i pagesës për shtëpi është shtyer deri më 30.11.2020”, thuhet në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Përveç kësaj shtëpie, Thaçi ka deklaruar edhe një shtëpi tjetër në vlerë 80 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët dhe e trashëgim nga familja dhe një tokë bujqërore në vlerë prej 180 mijë euro, poashtu e trashëguar nga familja.Tek pasuritë e luajtshme, figuron vetura e zonjës së parë, Lumnie Thaçit, në vlerë prej 19 mijë euro, e cila është blerë nga shitja e veturës dhe me kredi.

Si para të gatshme në banka, Presidenti ka deklaruar vetëm 1 mijë e 194 euro. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka të gatshme 2 mijë e 141 euro, derisa djali 7 mijë e 735 euro.Vetë Thaçi nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj bankave, derisa gruaja e tij ka 10 mijë euro kredi, të cilat do t’i kthej deri më 26 nëntor.Të hyrat vjetore të Thaçit sillen rreth 40 mijë euro, të cilat i merr nga paga si President, derisa mbi 7 mijë euro i ka deklaruar si “para xhepi”.Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr rreth 20 mijë euro nga Universiteti i Mitrovicës.