Kapen sërish Osmani – Hotit: Presidenti e propozon gjendjen e jashtëzakonshme, jo ti!


“Ligji për pandeminë nuk e zgjedh problemin, e vetmja zgjidhje nëse duhet të shkohet në ekstreme, është gjendja e jashtëzakonshme, MSH-ja është e detyruar që në baza ditore të sjellë raport.

Kemi kufizuar veprimtarinë e bizneseve, ku besohet që aty është burimi i virusit, nuk do të hezitojmë të marrin hapa dhe masa deri tek shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.” I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila u shpreh se gjendjen e jashtëzakonshme e propozon dhe vetëm presidenti, dhe se në Kuvend kalon vetëm një propozim i presidentit lidhur me këtë gjendje dhe jo i kryeministrit.