Kadri Veseli e lavdëron për diçka Albin Kurtin….a po bëhen bashk këta dy lexoni….


Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje njihen si dy prej subjekteve politike më rivale në vend. Mirëpo, kryetari i të parës, Kadri Veseli po e lavdëron Albin Kurtin rreth ftesës për takim që ua dërgoi sa ishte në pushtet.Teksa ka folur në Debat Plus lidhur me ftesën e Kryeministrit aktual, Avdullah Hoti për takim, i pari i PDK’së e ka quajtur këtë joserioze.

Sipas tij, duhet të quhet e tillë pasi që u bë përmes debateve televizive, e jo në formë të shkruar, si bëri ish-Kryeministri, Albin Kurti.“Ftesa e Kurtit ka qenë më serizoe dhe ka ardhur me shkrim. Ndërsa kjo e Hotit ishte e parregullt, përmes debateve televizive”, ka thënë Veseli.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë refuzuar t’i shkojnë sot në takim Hotit, për të diskutuar rreth vizitës në SHBA dhe paraqitjes së vendit atje.Ndërkaq, PDK kishte pranuar të shkojë në takim kur u ftuan nga Kurti sa ishte në pushtet, mirëpo bisedën e kishin quajtur si ‘të pakuptueshme’.

Ndryshe, Hoti sot ka thirrur në takim liderët partiakë për të diskutuar vizitën e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku bashkë me presidentin Hashim Thaçi pritet të takohen me palën serbe, nën ndërmjetësimin e emisarit Richard Grenell dhe sekretarit Robert O’Brien.