Kadri Veseli dhe shokët e tij shkelin ligjin, futen brenda në lokal

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot Prizrenin, ku ka takuar strukturat udhëheqëse të partisë.Ai ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari Enver Hoxhaj dhe sekretari i partisë, Uran Ismaili, ndërsa kanë thënë se fitoret e PDK-së duhet të nisin nga Prizreni.Ai ka publikuar dhe një foto ku shihet me bashkëpartiakët. Por ajo që bie në sy është se Veseli dhe shokët e tij qëndrojnë brenda një lokali duke shkelur kështu vendimin e qeverisë që ndalon hyrjen brenda, por shërbimin vetëm në terasa.