Jeta Xharra “befason“ me deklaratë “Ja pse ndodhi aksioni i policisë mbrëm“ë


Edhe gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë. Xharra ka thënë se për këto veprimtari kishte fakte dhe filmime qe një vit dhe të njëjtat i kishte dorëzuar në prokurori e polici.Sipas saj, aksioni mbrëmë ndodhi për shkak të raportimeve të qytetarëve për kazinot ilegale.Postimi i plotë i Xharrës në Facebook:

Para një viti qytetarët raportuan në kallxo se si po hapeshin kazino ilegale pasi qeveria në atë kohë kishte marrë vendim me i mbyll. Ekipet tona u siguruan që këtë ilegalitet ta filmojmë dhe dokumentojmë, sepse e dinim që vetëm nëse mund ta dëshmojmë mund ta ndalim. Filmimet pastaj edhe i transmetuam edhe ja dërguam prokurorisë e policisë (asaj pjese të këtyre institucioneve që s’ishte e përfshirë në lejimin e këtyre kazinove) dhe gjatë gjithë kësaj kohe ju kemi çu pyetje me vet pse s’po veprojnë. U desht 1 vit me i rrxu.A ka krim më të madh që kalon pa u ndëshku në Kosovë? PO. PLOT. Por, po du me shënu që qeky aksion ka ndodh, sepse qytetarët s’e kanë nal dorën duke na i raportu qeto kazino ilegale.Me ja nis edhe krimet tjera me na i kallxu, nashta pas 1 viti edhe për to mbërrijmë me mbledh mjaftueshëm fakte që organet e rendit mos me pas më ka me ikë, por me u detyru me vepru!