Jepet Lajmi I Keq: Dimri Do Të Shtojë Përhapjen E Kor *Navirusit, Ja Përse


Sipas një studimi në Indi, temperaturat e ulëta gjatë dimrit do të sjellin rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Hulumtuesit indianë e hulumtuan raportin mes temperaturës mesatare të vendit dhe numrit të rasteve me Covid-19, shkruan “Daily Mail”.

Ata gjetën një lidhje të konsiderueshme mes shteteve që kanë pasur temperatura më të ulëta dhe shkallës më të lartë të përhapjes së virusit.Ky rezultat mund të jetë paralajmërim për telashe në hemisferën veriore, të cilën e pret dimri pas disa muajve.

Studiuesit e Universitetit të Rajasthanit i mblodhën të dhënat për temperaturën në vende të ndryshme në mars dhe në prill. Ata zbuluan se vendet me klimë më të ftohtë kishin më shumë gjasa për numër më të lartë të rasteve të koronavirusit.