Jashari: Habit me kete deklarat ndaj Serbiis !!! Emocionuese


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ftuar në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, ka folur për zhvillimet e fundit pas aktakuzave të para të Gjykatës Speciale, për situatën politike dhe krizën me pandemi e ekonomi në vend.Jashari ka dhënë detaje të pathëna më parë në lidhje me pengesat që po ndodhin në restaurimin dhe konservimin në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjithashtu ka folur edhe ri-kandidimin e tij edhe për një mandat si kryetar komune dhe mundësinë për formimin e një partie të re ose iniciative në nivel qendrorJashari i cilësoi si të rënda zhvillimet e reja në vend, sa i përket aktakuzave të para të ngritura nga Gjykata Speciale, derisa tha se në aspektin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë duhet të jemi unik, duke theksuar se nuk është kundër Gjykatës e aq më pak kundër drejtësisë, por se është i shqetësuar se kjo është një gjykatë e njëanshme.

“Duhet ta mbështesim dhe ta përkrahim njëri-tjetrin. Unë nuk jam kundër kësaj gjykate dhe besoj se nuk është askush kundër drejtësisë. Por, shqetësimi im këtu është se kjo gjykatë po tregohet e njëanshme. Ne jemi viktima, ne kemi qenë të persekutuar, të dhunuar, të dënuar në të gjitha format e mundshme nga regjimi i Serbisë, sidomos nga viti 1989 e këtej, e të mos flas edhe për më herët, për demonstratat e vitit 1981. UÇK-ja ka qenë prodhim nga dhuna që është bërë nga regjimi i Serbisë. Do të thotë që lindi nga populli, për lirinë e këtij vendi. Dhe, kjo UÇK mori mbështetjen, përkrahjen dërrmuese të bashkësisë ndërkombëtare, e në përfundim siç thonë qershia mbi tortë janë aleanca e NATO-s”, u shpreh Jashari transmeton Telegrafi.

Jashari përmendi edhe aktakuzat të cilat u janë lexuar ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në seancat e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, të cilat siç tha ai, nuk janë më pak se akuzat e bëra ndaj Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës.“Sipas aktakuzës që janë duke u lexuar, nuk e di që ka pasur akuza më shumë ndaj Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Nuk është lanë vend pa u përmendur, nuk përjashtohet asnjë qytet, nuk lihet anash, sipas tyre që nuk kanë bërë këta një mizori të tillë a diçka. A paskan pasë kohë me luftu apo me organizu diçka në drejtim të çlirimit të vendit, apo janë merr vetëm me këto mizori që thonë në aktakuza?”, tha ai.

Duke përmendur edhe babain dhe xhaxhain e tij, Hamzë e Adem Jasharin, pasardhësi i tyre, Bekimi thotë se vet familjarët e tij të cilët u flijuan për lirinë e vendit janë shembull që e bëjnë të mos pranojë atë që po Prokuroria e Gjykatës Speciale po e cilëson si “ndërmarrje e përbashkët mizore”.