Ja si do t’i merrni ndihmat që do ti jap shteti…


Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, theksuan se ndihma për kategroinë e rrezikuar sociale të qytetarëve do të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit dhe jo në kartelat pagesore siç ishte më parë.

Qëllimi i këtij vendimi është që të ulet numri i turmave nëpër sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimir shpjegoi se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve ndimëse, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin të nevojshme për dhënien e kartelave të reja.

Ndryshimet ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 masa nga Pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave, tashmë janë miratuar ose janë në procedurë parlamentare, ose janë përgatitur dhe vendosur në ENER për konsultim publik. Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Lukarevska me rastin e miratimit të ligjeve për mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesa të pagave, të cilat u miratuan nga Parlamenti.