Ja se si Fehmi Agani i kishte treguar botës për betejën e Adem Jasharit me serbët


Ish truproja e Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka kujtuar momentin kur prof. Fehmi Agani në një konferencë për shtyp po i tregonte botës për betejën e zhvilluar në Prekaz, ndërmjet komandantit Adem Jashari me forcat serbe.Në këtë konferencë morën pjesë edhe Enver Maloku e Anton Kolaj, me datën 31 dhjetor 1991.

Postimi i plotë:Veç FakteKujtesë institucionale!Më 30 dhjetor 1991, ekspeditat policore serbe kishin rrethuar dhe sulmuar Prekazin dhe familjen JASHARI. Aty ishte zhvilluar betejë ku Adem JASHARI me familjar kishin këmbyer zjarrë me forcat serbe. Në këtë kohë Lidhja Demokratike e Kosovës ishte zëdhënsi më i denjë për këto ngjarje duke i plasuar në botë. Me këtë rast opinionin botëror e kishte informuar Prof. Fehmi AGANI në një konferencë për shtyp.Foto: prof. Fehmi AGANI, Anton Gj Kolaj, Enver MALOKU në konferencën për shtyp, Prishtinë, 31 dhjetor 1991