Ja sa myslimanë, bektashi, katolikë e ortodoksë ka në Shqipëri


Drejtoresha e Instat ka dhënë detaje në parlament rreth censusit të vitit 2011 në Shqipëri për përkatësinë fetare dhe etninë.
Me kërkesë të deputetit Kujtim Gjuzi, drejtoresha dha detaje se sa përqind e popullsisë janë deklaruar myslimanë, bektashi, katolikë, ortodoksë, ungjillorë, egjiptian, romë, maqedonas, malazesë etj.

Në censusin e vitit 2011 përgjigjja ka qenë e lirë për qytetarët për të dyja pyetjet, si për përkatësinë fetare ashtu edhe për etninë. Kjo praktikë do zbatohet edhe në censusin e radhës. Në vitin 2011 myslimanë janë deklaruar 56.7 %, bektashi 2%, katolikë 10%, ortodoksë 6.7%, ungjillorë 0.14%, të tjerë të krishterë 0.07%, besimtarë të pacilësuar 5.9%, ateistë 2.5%, preferoj të mos përgjgijem 13.79%. Lidhur me përkatësinë etnike, shqiptarë 82.58%, grekë 0.87%, maqedonas 0.2%, malazez 0.01%, aromunë 0.3%, rom 0.3%, egjiptian 0.12%, të tjerë 0.09%, pa përgjigjë 13.96%, e pavlefshme 1.58%”.