Ja pas sa ditëve do të shihet se zgjedhjet a kanë ndikuar në rritjen e rasteve të ko*ronavi*rusit në Maqedoni?


Anëtari i Komisionit për Sëmu ndje Inf ektive, infekt ologu i njohur Zharko Karaxhovski theksoi se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së rasteve gjatë ditëve në vijim për shkak të zgjedhjeve që ishin në Maqedoninë e Veriut. Ai në një prononcim theksoi se pas shtatë ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve do të dihet qartë se sa kanë ndikuar zgjedhjet parlamentare në rritjen e rasteve pozitive me kor onavi rus si dhe vatrave të reja.

Përgjigja e tij vjen pas reagimeve të opinionit për rritjen e rasteve gjatë testimeve të 24 orëve të fundit. Debatet po zhvillohen edhe rreth asaj se përhapja e viru sit a mund të ketë ndodhur edhe gjatë ditës së votimit më 15 korrik. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 241 raste të reja, me 8 persona të ndjerë: nga dy pacientë nga Shkupi, Tetova dhe Struga si dhe nga një pacient nga Gostivari dhe Strumica.