Ja çfarë kishte thënë Rugova për ndërtimin e Xhamisë Madhe në Prishtinë


Ja çfarë kishte thënë Rugova për ndërtimin e Xhamisë Madhe në PrishtinëAdnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka paraqitur fakte interesante të Rugovës, të viteve të 90-ta, të cilat ndërlidhen me ngj arjet rreth Xhamisë qendrore në Prishtinë.

E, pas disa vitesh kur iu kishte vu kr yqi kësaj Kishe, Merovci tregon se i njëjti gazetar i kishte thënë presidentit, i kishte kujtuar deklaratën se nuk do ta lejoni ndër timin e saj. Gazetari kësaj radhe i ishte drejtuar se a do ta rrë noni kur të vini ju në pushtet, Rugova kësaj radhë si përgjigje kishte thënë se në afërsi të saj do ta ndërtojnë një katedrale dhe një xhami ja edhe postimi tij:

Parashikimi i Dijetarit!Në fillimvitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur filloi së ndërtuari kisha serbe në hapësirat e Universitetit, gazetari kërkon komentin e Presidentit RUGOVA, i cili i përgjigjet: “Nuk do të lejojmë ndërtimin e një kishe politike në oborrin e Universitetit!”.

Pas disa vitesh kur iu vu kryqi kësaj kishe, i njëjti gazetar i thotë Presidentit, keni thënë se nuk do ta lejoni ndërtimin e saj, a do ta rrënoni kur të vini ju në pushtet? Dijetari RUGOVA përgjigjet: “Jo, nuk do ta rrënojmë, por në afërsi të saj do ta ndërtojmë një katedralë dhe një xhami!”