Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën


Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur Kosovën si shtet. Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja Gerantina Kraja në Twitter. “Zyrtare: Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë sot”, shkruan Kraja në Twitter.

Kjo ka ndodhur menjëherë pasi në Uashington janë nënshkruar marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje të cilat u nënshkruan nga kryeministri Hoti e presidenti Vuçiq në prani të President amerikan Donald Trump.