Ismaili: Kurti rrezikoi sigurinë kombëtare


Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilin u godit rrjeti ilegal i kazinove, dhe ku u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë.Me anë të një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se ky aksion ka goditur krimin dhe ka dërguar sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të mirren me këtë veprimtari ilegale.Por, siç ka thënë Ismaili, është shqetësues fakti se si operacione të këtilla konfidenciale po bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike mes VV-së e PDK-së.

“Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen.

Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit”, ka shkruar ai.Madje ai ka akuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti se ka rrezikuar sigurinë kombëtare kur ka treguar se si e ka ndaluar aksionin e Policisë në Karaçevë.