Ismail Kadare: UÇK’ja në mënyrë heroike mbajti moralin e shqiptarëve


Ngritja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, ka bërë që shumë personalitete të larta shqiptare dhe botërore të reagojnë duke e quajtur të turpshme, shkruan Gazeta Konkrete.vNë këtë kronikë të lajmeve është kujtuar koha kur shkrimtari shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare, thurte lavde krenarie për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kadare thoshte se dalja e UÇK’së ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për shqiptarët, faktor moral i cili nuk ra në kurthin e serbëve që ta paraqiste si terroriste.Ai thotë se UÇK’ja në mënyrë heroike mbajti moralin e shqiptarëve.