Ishin për pushime në Kosovë, 12 persona në Austri dalin pozitiv me COVID-19


U kthyen nga Kosova në Austri, 12 persona dalin pozitiv me COVID-19Në dy javët e kaluara, 48 raste me coronavirus janë regjistruar në Austrinë e Epërme, të cilat kanë të bëjnë me të kthyerit nga vendet tjera në Austri, kryesisht nga Ballkani Perëndimor.

Dymbëdhjetë persona të inf ektuar kishin ardhur nga Kosova, dhjetë nga Serbia, shtatë nga Bosnja, nga pesë, prej Rumanisë dhe Kroacisë, dy nga Maqedonia e Veriut dhe nga një i inf ektuar nga: Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Afganistani dhe Italia, kështu kanë njoftuar autoritet e Landit të Austrisë së Epërme të dielën pasdite.

Shumica e të inf ektuarve u testuan pozitivë për COVID-19 në Perg dhe Mauthausen . Pjesa më e madhe e të inf ektuarve ishin për pushime në Ballkanin Perëndimore dhe teksa janë kthyer në Austri, kanë rezultuar të sëmurë, me COVID-19, raporton heute.at përcjell KorrektPress.Kryetari i Bashkisë së Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer ka kërkuar më shumë kontrolle kufitare duke pas parasysh pushimet që sapo kanë filluar dhe lëvizjet e shtuara të udhëtimit.