Ish U Shtari I UÇK-Së Vesh Uniformën E Del Për Të Mbrojtur Ndërtimin E Xhamisë Në Prishtinë


Ka nisur protesta në Prishtinë e thirrur kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Përpos atyre që po protestojnë kundër ndërtimit të xhamisë, aty kanë dalë edhe disa qytetarë që po e kundërshtojnë këtë protestë. Një prej tyre ka veshur uniformën e UÇK-së, derisa tha se është e pakuptueshme që një ish-u shtar i UÇK-së thërret protestë kundër ndërtimit të xhamisë.

“Është e pakuptueshme që një komandant del kundër xhamisë, ai po bashkohet me serbët. Është e drejtë e secilit me e pasë xhaminë. Mas 20 vitesh një person me thirrë një protestë të tillë është e pakuptueshme, ne lu ftën e kemi ba për me i mbrojtë vlerat tona, e njëra prej tyre është edhe feja”, tha Blerim Ejupi.